Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I burgosuri që i dha flakë dhomës në Dubravë rrezikoi veten dhe 3 të tjerë

Natën e së mërkurës në pavijonin 2 të Qendrës Korrektuese të Dubravës nuk shkoi gjithçka si zakonisht.

Një i burgosur i dënuar për vrasje i ka vënë flakën qelisë së tij, ku ndodhej bashkë me tre të burgosur tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stafi korrektues kishte reaguar me kohë, duke arritur t’i largonte të burgosurit, gjendja e të cilëve është e mirë.

Për këtë incident ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, meqenëse disa herë kishte rekomanduar që ky i dënuar të trajtohej në QKUK për shkak të mungesës së kushteve në burg.

Aktualisht në Burgun e Dubravës janë të vendosur afër 900 të burgosur të dënuar për vepra të ndryshme.