Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi në takim me Sogovare, e fton për bashkëpunim më të thellë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare.

I shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, kreu i shtetit u shpreh mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po e japin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Presidenti Thaçi ftoi kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.