Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Isufi thotë se do të dalin me propozim real për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që në krye të ekipit për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit ta vendos Shpejtim Bulliqin.

Lexo edhe: Komisioni i ri për demarkacion ende s’ka nisur punën

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Florim Isufi, ka thënë se ka dëgjuar që është pjesë e këtij Komisioni, por se ai personalisht nuk ka marrë asgjë zyrtare nga askush.

“Listën e kam parë tek Çun Lajqi në Facebook. Nuk kam asnjë informatë zyrtare, ose me më shkrua dikush, por nëse ata më besojnë një gjë të tillë, sigurisht që do të pranoj këtë përgjegjësi”, ka thënë Isufi për Koha.net.

Isufi tutje ka thënë se beson që në aspektin profesional, në këtë mision ata nuk do të dështojnë.

“Unë nuk e di si do ta shohin problemin në aspketin politik, por për sa i përket aspektit profesional sigurisht që ne do të punojmë shumë”, ka thënë ai.

Isufi ka thënë për Koha.net se shpresojnë të dalin me një propozim sa më real për sa i përket vijës kufitare.

Pjesë e këtij ekipi janë Shpejtim Bulliqi- kryesues, Zejnullah Gruda-Profesor UP, Florim Isufi-Profesor i Gjeografisë, Martin Berishaj, Hamit Basholli, , një përfaqësues nga MPJ, një përfaqësues nga MPB, një nga ministria e Infrastrukturës dhe Riza Smakaj dhe Zymer Neziri.

Kujtojmë se edhe Zenjullah Gruda, ka konfirmuar për Koha.net se do të jetë pjesë e këtij Komisioni.

Përmes këtij komisioni pretendohet të hidhet poshtë versioni aktual dhe të sillen fakte të reja që dëshmojnë se kufiri është në Çakorr në Kullë dhe në Majë.