Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Pacolli në pritjen për diplomatët e Afrikës në misionin gjerman në New York

New York, 21 shtator – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetin social shprehet i lumtur për praninë e tij me diplomatët nga Afrika në pritjen e organizuar nga misioni gjerman pranë OKB-së në New York.

U ndjeva vërtet i nderuar dhe shumë i respektuar, që të marrë njohje të veçantë për prezencën time nga ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, respektivisht ish-këshilltari kancelarës gjermane, Angela Merkel dhe miku i madh i Kosovës, Christoph Heusgen, në pritjen, që misioni Gjerman pranë Kombeve të Bashkuara organizoi për ministrat e jashtëm të shteteve afrikane, ka shkruar ministri Pacolli në Facebook. Ishte një mundësi e rrallë që të takojë homologët e mi nga shtetet e kontinentit afrikan, një kohë ideale për shtimin e përpjekjeve diplomatike dhe zgjerimin e njohjeve të reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo