Informacione për Kosovën si një destinacion i ri premtues turistik, do të shpalosen për tregun japonez.
Tre operatorë turistikë dhe Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës do të marrin pjesë si ekspozues në panairin vjetor Tourism Expo Japan që mbahet nga sot deri më 24 shtator 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta prezantuar Kosovën në një treg krejtësisht të ri”, thotë Baki Hoti, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës.
Synimi është të promovohet oferta turistike e Kosovës në tregun e Japonisë në mënyrë që të tërhiqen më shumë turistë nga ky vend, por edhe nga vende të tjera të Azisë Lindore.