Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli takon homologun e tij italian

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka takuar në Nju Jork, homologun e tij italian, Angelino Alfano, ku i ka konfirmuar përkushtimin e vendit të për Kosovën.

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ku po marrin pjesë dhjetëra Presidentë, Kryeministra dhe Ministra të Jashtëm të shteteve nga e gjithë bota, takova në një takim të shkurtër njohës edhe homolgun tim nga Italia, Angelino Alfano. Mbështetja italiane do të vazhdojë të mbetët e palëkundur. Presim që takimin e ardhshëm ta zhvillojmë në Prishtinë ose në Romë. Italia ka qenë dhe mbetet shtet partner dhe mik i Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo