Rrjeti Ndër-agjenci i vendeve të Ballkanit për Rikthimin e Pasurisë - Balkan Asset Recovery Interagency Network (BARIN) ka mbajtur takimin e tyre të dytë në Prishtinë, Kosovë më 18 dhe 19 shtator 2017, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Anëtarësia e rrjetit BARIN përbëhet nga agjencitë qeveritare të tetë vendeve të Ballkanit Perëndimor përgjegjëse për menaxhimin dhe administrimin e pasurisë së konfiskuar nga kriminelët. Anëtarët e autoriteteve vijnë nga; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, ish R.J. e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTakimi i parë i BARIN është mbajtur në prill 2014. Nikoqir i këtij takimi ka qenë Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK) në Kosovë dhe është mbështetur nga Projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje e mëtejshme Institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. AAPSK-ja është Zyre për Administrimin e Pasurisë (ZAP) për Kosovë.
Në këtë takim të parë pjesëmarrësit janë pajtuar që të themelojnë rrjetin rajonal për të fuqizuar kapacitetet ndër-kufitare të anëtarëve të saj për të administruar pasuritë të cilat dyshohen të janë përfituar nga aktivitetet kriminale. Praktikuesit në BARIN gjithashtu do të këmbejnë praktikat e mira në fushën e sekuestrimit, administrimit dhe konfiskimit të pasurisë kriminale për të zhvilluar ligjet dhe procedurat e tyre kombëtare në këtë fushë.
Nikoqir i takimit të dytë përsëri ka qenë AAPSK-ja nga Kosova, e mbështetur nga ZBE në Kosovë dhe financuar nga Asistenca Teknike dhe Shkëmbimi i Informacionit (TAIEX) nga Komisioni Evropian.
Tema e konferencës së këtij viti ishte ‘Planifikimi Para Sekuestrimit’. Kontributin në këtë temë e ka dhënë praktikuesit ZAP nga Holanda, ZAP nga Belgjika dhe kompania private e kontraktuar nga njësitet e rikthimit të pasurisë në BM dhe Republikën e Irlandës.