Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka bërë me dije se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot në orën 11:00.
Në këtë mbledhje, temë diskutimi do të jenë, veç tjerash, njoftimi për formimin e grupeve parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare si dhe caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
2. Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,
3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
4. Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,
5. Përgatitjet për seancë të re:
· Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
· Koha për pyetje parlamentare,
· Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
· Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
6. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave