Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reagimet kundër statusit të Korenicës për Izraelin

Visar Korenica, kandidati për kryetar të Rahovecit nga Vetëvendosje, ka thënë se statusi i tij në facebook kundër shtetit të Izraelit është keqkuptuar, raporton KTV.

Në Interaktiv, ai ka sqaruar se nuk ka thënë që Izraeli duhet zhdukur, por pushteti i atij vendi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Korenica ka thënë se edhe Vetëvendosje e mbron të drejtën e palestinezëve për të ekzistuar si shtet, megjithëse deklaratën për Izraelin ky thotë se e ka publikuar para se të anëtarësohej në këtë parti.

E, pas shumë reagimeve, edhe kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, është distancuar nga këto deklarata dhe ka mohuar që ato përputhen me politikat e partisë.

Megjithëkëtë, deklaratat e kandidatit të Vetëvendosjes nuk i kanë shpëtuar presidentit Thaçi, i cili tha se i ka përcjellë me shqetësim.

“Deklarata të tilla janë thellësisht ofenduese dhe të papranueshme. Shteti i Izraelit dhe populli hebraik e kanë mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat. Ftoj të gjitha institucionet, partitë politike dhe shoqërinë civile që të distancohen nga gjuha e urrejtjes ndaj popujve dhe shteteve të tjera.

Një gjuhë e tillë është kundër kulturës dhe traditës sonë”, ka shkruar Thaçi.Vetëvendosje gjatë muajit të Ramazanit ishte distancuar edhe nga deklaratat e asamblistit saj, Sadri Ramabaja, i cili kundërshtuar një iftar të shtruar në qytetin e Kamenicës.