Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia ka filluar zyrtarisht hetimet për “rastin Rikallo”

Për rreth 3 orë, Festim Beqiri është marrë në pyetje nga hetuesit e Policisë së Kosovës, raporton KTV.

Ai ka rrëfyer para tyre atë që e kishte treguar edhe për KTV-në javën e kaluar: pretendimet për keqtrajtim të shqiptarëve para e gjatë luftës nga ministri aktual i Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia tashmë ka nisur zyrtarisht hetimet për rastin ndaj ministrit Rikallo.

Këtë e ka bërë me marrjen në pyetje jo vetëm të Festim Beqirit por edhe banorëve të tjerë të lagjes Dardania në Prishtinë.

Pos në stacion të Policisë, KohaVisioni ka mësuar se hetuesit policorë para disa ditësh kanë qëndruar edhe në vendngjarje. Beqiri, i cili nuk ka dashur të flasë shumë për dëshminë e tij, me qëllim të mos dëmtimit të hetimeve, ka shpresa që institucionet e drejtësisë do ta dërgojnë rastin deri në fund.

KTV-ja ka pyetur për këto hetime edhe Zyrën për Media të Policisë së Kosovës por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Disa dëshmitarë javën e kaluar kanë rrëfyer ekskluzivisht për KTV-në torturat që ata ose familjarë të tyre kishin pësuar nga Nenad Rikallo para e gjatë luftës. Vet ministri në Qeverinë e Haradinajt ka thënë se ai nuk i ka bërë keq asnjë shqiptari.