Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili prezantoi prioritetet e Komunës së Gjilanit të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente.
Kadriu shprehu bindjen se qeverisja Haradinaj do të gjejë zgjidhje për problemet që i rëndojnë qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë takimit, u bisedua për fillimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, si nyje shumë e rëndësishme që do të ndihmonte në qarkullimin më të lehtë të njerëzve dhe mallrave.
Haradinaj theksoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zgjerimin e rrugëve Prishtinë-Gjilan dhe asaj Gjilan-Kllokot.