Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti drejtorin e Bankës Botërore në Prishtinë, z. Marco Mantovanelli si dhe ekipin e Bankës Botërore që përkrahin implementimin e projektit “Western Balkan Jobs technical Assistance Umbrella Facility for Gender Equality”, përfaqësuar nga zj.Stefanie Brodmann dhe zj.Dorothee Chen, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në takim u bisedua për sfidat që ka kjo ministri në të ardhmen, si dhe për projekte dhe ide të përbashkëta mes MPMS dhe Bankës Botërore, për çka bashkëbiseduesit u dakorduan për krijimin e grupeve të përbashkëta punuese për zhvillimin dhe avancimin e ideve dhe programeve me interes për Kosovën në fushën e politikave sociale, të punësimit si dhe të edukimit dhe përgatitjes profesionale të të rinjëve për të qenë konkurrues në tregun e punës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo