Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turqia mbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadoren e Turqisë, znj. Kivilim Kiliç.

Në këtë takim, ambasadorja turke u njoftua për aktivitet e proceset e përgjithshme nëpër të cilat po kalon MPB-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Sefaj vlerësoi lartë përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës, në avancimin e mëtejmë të institucione të sigurisë në Kosovë.

Ndërsa, ambasadorja turke, znj. Kiliç konfirmoi se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë edhe më tutje dhe se Turqia do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet.