Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shqipëri 164 persona janë të dënuar me burgim të përjetshëm

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, një muaj e gjysmë pas emërimit në këtë detyrë, ka paralajmëruar një reformë të thellë në burgje, për ta çuar këtë institucion në parametrat e duhur.

Ai ka thënë se në burgje ka shumë mungesa, nuk ka pranga, skanera për të kontrolluar sendet që futen në qeli, ndërsa theksoi, se paga dhe trajtimi i gardianit është shumë i keq.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe ko situatë duhet të marrë fund”, tha Çuko.

Drejtori i Burgjeve tha se numri më i madh i të dënuarve, është ai i personave të hetuar dhe dënuar për kultivim të drogës dhe trafikut të tyre.

Çuko tha se një rekord më vete ka shënuar edhe numri i personave që janë dënuar me burgim të përjetshëm, deri tani janë 164 të tillë.