Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Turqia do të mbështesë zhvillimin ekonomik të Kosovës

Turqia si vend mik do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, ka deklaruar ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka ka vlerësuar lart marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Turqi, ku një vend të rëndësishëm zë edhe bashkëpunimi i mirë ekonomik, duke theksuar interesimin e Qeverisë që ky bashkëpunim të avancohet edhe më tutje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka njoftuar diplomaten turke me orientimet e MZHE-së, ku ka nënvizuar sektorët strategjikë si energjia, minierat, teknologjia e informacionit, sektorë të cilët sipas tij janë mjaft atraktivë për investime të jashtme, përfshirë edhe investitorët turq.

Turqia hyn në vendet me nivel më të lartë të investimeve direkte në Kosovë, duke llogaritur këtu investimet në sektorin e energjisë dhe atë të infrastrukturës.

Ndërsa, ambasadorja Kiliç ka shprehur vullnetin e shtetit turk për të avancuar agjendën ekonomike mes dy vendeve në interes të të dyja palëve.