Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ASK publikon statistikat Afatshkurtra të Industrisë për TM2 2017

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për tremujorin e dytë (TM2) 2017.

Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C-përpunuese, D-Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në tremujorin e dytë të vitit 2017, krahasuar me TM1 2017, ka pasur një rritje te: industria përpunuese (C) prej 28.5%; industria nxjerrëse (B) prej 25.9%; furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 7.8%; si dhe furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 2.0 % .

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2016), ka pasur një rritje te: industria nxjerrëse (B) prej 46.1%; furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) prej 16.1%; furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) prej 15.3%; si dhe industria përpunuese (C) prej 4.0%.

Për më shumë informata lidhur me Statistikat Afatshkurta të Industrisë për TM2 2017, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra