Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EULEX-i ofron 82 mijë euro shpërblim për ata që kanë informata për vrasjen e Audrius Shenaviçiusin

EULEX-i e shënoi përvjetorin e katërt të vdekjes së Audrius Shenaviçiusit, doganierit lituanez, i cili u vra në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës më 19 shtator 2013.

Edhe pse kanë kaluar katër vjet nga vrasja e tij, EULEX-i vazhdon të kërkojë informata të cilat mund të ndihmojnë që kryerësit e vrasjes së Audriusit të dalin para drejtësisë. Ajo që mund të duket e parëndësishme apo e dhënë e vogël, EULEX-i thotë se mund të jetë informatë shumë e rëndësishme për hetuesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

EULEX-i i bën lutje çdo personi që ka informata të thërret në numrin +381 38 284 181 ose ta vizitojë faqen e internetit http://www.eulex-kosovo.eu/ për më shumë informata.

“EULEX-i ofron shpërblim prej 82.000 euro për çfarëdo informate e cila sjell deri te arrestimi i kryerësit(ve) të vrasjes”, thuhet në njoftimin për media të EULEX-it.

Ndërkaq, shefja e Misionit, Alexandra Papadopoulou, vendosi një kurorë me lule në nderim të tij në vendin ku u vra ai. Kurse i tërë misioni e nderoi atë duke e mbajtur një minutë heshtje.

Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe një përfaqësues i komunës së Zveçanit dhe komandant rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq.

“Sot katër vite më parë u vra tragjikisht kolegu ynë Audrius Shenaviçius. Sot ne po e nderojmë jetën e tij dhe shërbimin e përkushtuar të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Unë e ndaj dhimbjen me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët sot e kësaj dite ende nuk kanë marrë përgjigje në shumë pyetje lidhur me vrasjen e tij”, tha Papadopoulou.

Selia e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) e ka përjetësuar jetën dhe vdekjen e Shenaviçiusit duke e shkruar emrin e tij në pllakën përkujtimore krahas pjesëtarëve tjerë të BE-së të cilët kanë rënë në krye të detyrës për t’ia përkujtuar të gjithëve çmimin e lartë të cilin e kanë paguar shumë prej tyre në mbrojtje të vlerave evropiane në mbarë botën.

“Audriusi bëri sakrificën sublime. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e ndonjë të dashuri. Ne humbëm një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë, kurse drejtësia duhet të vihet në vend. Unë i apeloj çdo personi që ka çfarëdo informate që të paraqitet”, theksoi Papadopoulou.