Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi pritet ta takojë Trumpin dhe të marrë pjesë në takimin e 6 shteteve të Ballkanit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Me ftesë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe zonjës së parë, Melania Trump, presidenti Thaçi dhe zonja e parë e Kosovës do të priten në margjinat e Asamblesë nga çifti presidencial Trump, ku presidenti Thaçi pritet të ketë një takim të shkurtër me presidentin Trump.

Gjatë vizitës pesëditore, i pari i vendit do të zhvillojë takime të shumta me udhëheqës të shteteve dhe të organizatave ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire, përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme, Federica Mogherini.

Në delegacionin e Kosovës është edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.