Për shkak të vonesës në konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit, Qeveria e re e udhëhequr nga Ramush Haradinaj po përballet me vështirësi për t’i siguruar mjetet financiare për t’i përmbushur detyrimet, shkruan sot Koha Ditore.
Ndonëse buxheti për vitin 2017 është projektuar të ketë 2 miliardë euro, pra afro 300 milionë më shumë se një vit më parë, “minusi financiar” tash llogaritet të jetë 112 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ta përmbushur hendekun financiar, Qeveria e Haradinajt është në kërkim të gjetjes së modaliteteve për t’i tërhequr mjetet e parapara nga privatizimi në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për të cilat ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte thënë se duhet ndryshuar Ligji për AKP-në. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për AKP-në dhe kategorizimi i pensioneve për veteranët, janë dy mundësitë e mbushjes së hendekut financiar sipas njohësve të çështjeve ekonomike.
Me mungesë të mjeteve financiare po përballet projekti i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e njohur me emrin “Arbër Xhaferi”, pensionet e veteranëve, zgjedhjet lokale dhe ministritë e reja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.