Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Ekipi i unitetit i pakuptimtë, koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur të pakuptimtë idenë e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e Ekipit të Unitetit për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet dhe ka zgjedhur institucionet e shtetit për të marrë të gjitha përgjegjësitë shtetërore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, sa i përket idesë së deputetit Zafir Berisha për rrëzimin e Qeverisë, Hoti tha se koalicioni qeverisës në krye me Haradinajn duhet të japin dorëheqje, duke mos pritur rrëzimin e saj, sepse ky koalicion nuk i ka 61 vota.

“Kosova ka institucionet, tani është viti 2017 dhe është e pakuptimtë të kërkohet Ekipi i Unitetit, prandaj mbahen zgjedhjet, zgjidhet Parlamenti, zgjidhet Qeveria dhe krijohen institucionet e vendit, të cilat duhet të marrin përgjegjësinë për të gjitha çështjet shtetërore të Kosovës… Është në interes të vendit që sa më parë vet publikisht koalicioni dhe vet kryeministri të japin dorëheqje, mos të presin rrëzimin e Qeverisë, sepse sot nuk i kanë 61 vota në Kuvend të Kosovës dhe kështu nuk funksionon Kuvendi… Do t’i përdorim të gjitha veprimet demokratike për të mos lejuar që të qeveriset vendi kështu si ka filluar duke u shkelur rregullorja, duke u shkelur Kushtetuta pa asnjë program të qartë. Kemi me siguruar rrugën pro evropiane që ne e kemi nisur me Qeverinë e kaluar bashkë me partnerët tanë”, theksoi Hoti.

Derisa, pritet të miratohet rishikimi i buxhetit, Avdullah Hoti tha se LDK është parti institucionale, dhe do të shikojnë me kujdes se çfarë do të sjellin partitë pushtet në Kuvendin e Kosovës me anë të këtij ligji