Trembëdhjetë punonjës të Komunës së Rahovecit janë helmuar pasi kanë drekuar në një restorant në Durrës.
Tetë prej tyre po vazhdojnë të trajtohen, derisa gjendja e pesë të tjerëve është stabilizuar.
Lajmin e ka bërë publik kandidati i AAK-së, ish-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
“Me shqetësim e mora lajmin e helmimit të punëtorëve të Komunës së Rahovecit, të cilët ishin për pushim këtë fundjavë në Durrës. Jam informuar se ata pasi kanë konsumuar drekë në një restorant në Durrës, kanë hasur në shenja helmimi dhe janë dërguar në emergjencë”, ka thënë Latifi përcjell Koha.net.
“Janë 13 punëtorë që janë helmuar, ku pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse tetë të tjerë vazhdojnë trajtimin mjekësor, jashtë ndonjë rreziku. U uroj punëtorëve shërim sa më të shpejtë dhe kthim në vendin e tyre të punës”, ka thënë tutje Latifi.
{gallery}
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi
-
Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë në Shqipëri
-
Intervistohen 17 kryekomisionerë të Rahovecit, për 9 prej tyre kërkohet paraburgim
-
Kryetari i Rahovecit për vërshimet e sotme: Instituti Hidrometeorologjik ka dështuar