Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpëtim Kamberi, parti kjo më e madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, thotë se bisedimet e reja me Serbinë nuk do të duhej të nisnin pa hetimin dhe vlerësimin e dialogut të deritashëm.
Sipas Kamberit, Lëvizja Vetëvendosje mendon që nuk mund të ketë bisedime të reja me Serbinë në Bruksel, përderisa Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e krijon një komision për të shqyrtuar se si është bërë dialogu deri më tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo, sepse ka qenë një dialog, së pari jotransparent, i cili e ka anashkaluar në vazhdimësi Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është parakushti i parë që duhet të ndodhë në Kosovë. E dyta, mendojmë që dialogu duhet të ridefinohet, nga e para dhe nuk duhet të ndryshojë vetëm në përbërje, por duhet të ndryshojë edhe korniza dhe premisat e këtij dialogu”, ka thënë Kamberi për Radion Evropa e Lirë.
Lëvizja Vetëvendosje hedh poshtë mundësinë që ajo të jetë pjesë e një Ekipi të Unitetit eventual të Kosovës në dialogun me Serbinë, në qoftë se kornizat e përfaqësimit të Kosovës do t’i bënte presidenti i Hashim Thaçi.
“Nëse dialogu merr parakushte të theksuara, siç është parimi i reciprocitetit, nëse i ndryshohen kornizat këtij dialogu, atëherë ne mund ta shqyrtojmë çështjen e pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në një dialog të tillë hipotetik. Por, pa pasur hetim paraprak dhe pa ndryshuar korniza e dialogut, si dhe aq më pak një dialog i cili kornizohet nga presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë fare pjesë në këso dialogësh, të cilët vetëm sa do ta degradojnë më shumë dhe do ta përfshijnë Serbinë edhe më tepër brenda Kosovës”, potencon Kamberi.