Deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, që në këto zgjedhje ishte pjesë e koalicionit fitues PAN, u ka bërë thirrje dy partive opozitare, Vetëvendosje e LDK që të mbledhin votat për rrëzimin e qeverisë.
Ai ka thënë se nëse këto dy parti mbledhin 60 vota, atëherë ai do t’ua ofronte votën e tij për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për VV dhe LDK. Bëni 60 vota që të kontribuoj si i 61 për rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Berisha në një postim në Facebook, raporton Koha.net.
Këtë deklarim Berisha si duket e ka bërë i indinjuar me vendimin e KQZ-së për të decertifikuar atë nga gara për të parin e Prizrenit.
Ai tha se dëshiron t’ia dëshmojë Valdete Dakës, kryetares së KQZ-së, se “për 45 ditët e ardhshme a do e ‘respektoj’ ligjin për zgjedhje”.