Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq, citohet nga shtypi vendas të pohojë se, pret që Kisha Ortodokse e Serbisë të jetë partnere gjatë dialogut të brendshëm mbi Kosovën, e të mos ushtrojë presion mbi presidentin Aleksandar Vuçiq.
“Shpresoj që një fazë e re dialogu, gjatë së cilës presidenti Vuçiq të bisedojë me të gjitha institucionet e rëndësishme dhe individë të caktuar, të çojë drejt aprovimit të një politike të re”, kanë qenë fjalët e zyrtares së lartë serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këto bisedime pres që Kisha Ortodokse serbe, pjesë qindravjeçare e popullit dhe kulturës sonë në Kosovë, të jetë një partnere e mirë dhe, me ndikimin e saj të ndihmojë vërtet në vendosjen e një dialogu të ri mes serbëve dhe shqiptarëve”.
“Pres gjithashtu, - thuhet në deklaratën e saj, - që ajo të mos ushtrojë trysni mbi presidentin Vuçiq përpara fillimit të bisedimeve mbi Kosovën”, tha zv.kryeministrja.
Mihajloviq shtoi se të gjitha politikat e mëparshme nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse e kanë shtyrë Kosovën gjithmonë e më larg Serbisë. “Për këtë arsye, - citohet numri dy i ekzekutivit serb nga agjencia e lajmeve “Tanjug”, - na nevojitet një qasje e re, e mençur dhe racionale, e cila të implementohet nga presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë”.