Me vrull e kishin filluar garën për të marrë drejtimin e komunave në të cilat garonin. Kandidatët për kryetarë që e kishin nisur këtë mision për herë të parë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pa e ditur nëse do t’ia dilnin mbanë zotimeve të dhëna.
Stazhierët në qeverisjen lokale s`e kanë pasur problem të bëjnë edhe premtime për të cilat e kanë ditur se janë zor të realizueshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi të parët, ashtu edhe të dytët nuk janë kursyer të japin shifra milionëshe e emra projektesh që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunave ku garonin. Por, pas marrjes së mandateve, asgjë nuk ishte më njësoj.
Një pjesë e atyre premtimeve vlejtën vetëm për kohë fushate- si karrem për të ardhur në pushtet. Pjesa tjetër u realizua për interesa partiake, e klanore. Një pjesë simbolike mbeti edhe për qytetarët e zakonshëm.
Tashmë katër vjet qeverisjeje kanë kaluar, ashtu si shumë premtime që janë harruar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.