Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi të zhvilluar me ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, diskutoi për sfidat dhe rrugëtimin e përbashkët të të dyja shteteve drejt perspektivës evropiane.
Haradinaj theksoi se marrëdhëniet diplomatike dhe ndër-institucionale mes dy vendeve janë të shkëlqyera, dhe se ato duhet të thellohen “sidomos në aspektin ekonomik dhe tregtar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri e njoftoi ambasadorin Strashevski se puna në përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në do të intensifikohet dhe do të përshpejtohen afatet e përmbushjes së obligimeve deri në qartësimin e saktë kohorë të perspektivës evropiane.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se “qeveria sot ka një dinamikë përpara, dhe se është përqendruar në prioritetet e qeverisjes së mirë, sundimit të rendit dhe ligjit, reformat në ekonomi, shëndetësi dhe arsim dhe po adreson me intensitet të lartë të gjitha nevojat urgjente të qytetarëve të vendit”.
Ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për dinamizmin dhe energjinë e re që ka sjellë në logjikën qeverisëse të Kosovës, ofroi mbështetjen e plotë të Maqedonisë në agjendën evropiane të Kosovës, si dhe bashkëpunim të shtuar në fushën e Diplomacisë Ekonomike.