Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Si u shënua 8 marsi në Kosovë

Dita Ndërkombëtare e Gruas është shënuar me protesta edhe në Kosovë.

Ndonëse me numër simbolik, gratë dhe vajzat kanë marshuar në sheshin “Zahir Pajaziti” me moton “Marshojmë, S’festojmë!”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas organizatorëve, nëpërmjet këtij marshi dhe aktiviteteve të tilla, do të vazhdojnë ta ngrehin zërin në mbrojtje të të drejtave të grave. Kërkesë themelore e pjesëmarrësve në këtë marsh ishte “zhdukja e dallimeve gjinore”.

Marsh pothuajse i njëjtë ishte edhe në sheshin ‘Shatërvan’ në Prizren.“8 Marshi me kravatë”, organizuar nga iniciativa FEMaktiv, po synon sfidimin e situatës aktuale jo të mirë të femrës.

Tringa Kasemi, njëra ndër iniciatoret e themelimit të këtij grupi joformal të grave dhe vajzave, ka thënë se në këtë ditë, femrat nuk duhet të festojnë por të protestojnë për vetëdijesim.

Por gra të tjera në Prizren kanë mendime të ndara nëse duhet të festohet apo të protestohet. E për protestë nuk janë as gratë që punojnë në Komunën e Prizrenit, pasi që shumica prej tyre e kishin marrë pushim për festën e 8 Marsit.

Ndërkaq, në Bibliotekën Kombëtare është publikuar raporti “Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike,” i cili adreson situatën aktuale lidhur me ngacmimin seksual brenda universiteteve publike.