Mos konstituimi i institucioneve të vendit ka paraqitur implikime të shumëfishta negative në ekonominë e Kosovës. Veprimi i parë i kryeministrit Ramush Haradinaj është procedimi në Kuvend i draft-buxhetit për rishikim.
Haki Shatri, këshilltar politik i kryeministrit ka thënë se, kryeministri qysh në ditën e parë me stafin e tij, ka shtruar problemin e vijueshmërisë së pagesave dhe obligimeve në mënyrë që të zënë hapin, pasi sipas tij ka disa probleme të paraqitura në periudhën e kaluar gjatë këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi në inkasim, vjeljen e të hyrave e po ashtu edhe sigurimin e mjeteve për disa obligime të krijuara me ligj për të cilat kanë munguar disa veprime ligjore që sipas Shatrit mund të sjellin në një moment që mundet me pas edhe dënime, ndëshkime që e dëmtojnë buxhetin.
“Obligimin e parë që konsideroj që e kemi edhe veprimin e parë që duhet me bërë urgjentë është që me përgatit draft-buxhetin për rishikim. Pra e kemi prioritet. Pa u bërë ky rishikim i buxhetit edhe pa kalua në Kuvend nuk mundet me u marrë drita e gjelbër për pagesat e nevojshme dhe obligimet që i kemi. Kjo krejt për arsye se nuk kanë funksionuar disa segmente deri tash. Sigurimin e atyre mjeteve një pjesë që është paraparë me buxhet të tërhiqet nga fondi i privatizimit nga AKP-ja, pra duhet disa veprime ligjore të përfundohen. Nuk mundet me u tërheq me një vendim të thjeshtë, ka procedura dhe kjo pjesë është pjesë mjaft e madhe afër 70 milion euro të cilat duhet paguar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se duhet të gjenden mjetet për t’u paguar kategoria e veteranëve të luftës. E po ashtu obligim tjetër janë edhe organizatat e reja buxhetore siç janë ministritë e reja për të cilat duhet të rregullohen me rishikim .
“Kemi kategorinë e veteranëve të luftës të cilët në muajin korrik janë paguar pjesërisht nga 50 euro për person. Është pjesa tjetër e cila është obligim ligjor dhe sigurimi i mjeteve për pagesa deri në fund të këtij viti. Dhe pastaj rregullohet me buxhetin e vitit të ardhshëm pjesa tjetër. Janë organizata të reja buxhetore ministria ose agjencinë apo çka do të formohet që nuk ka qenë e paraparë në buxhet për vitin 2017-të duhet me ligj . Rishikimi është procedura e nxjerrjes së ligjit, version tjetër i buxhetit për vitin 2017-të deri në fund të viti. “, tha Shatri për ksp.
Shatri shpreson që rishikimi i buxhetit të përkrahet edhe nga opozita.
Por përfaqësues nga opozita për momentin nuk kanë qëndrim nëse do ta votonin rishikimin e buxhetit, për apo kundër. Shqipe Pantina, nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se vendimin për të votuar pro ose kundër një projektligji të caktuar apo çfarëdo dokumenti tjetër rezolute, marrëveshje ndërkombëtare, Lëvizja Vetëvendosje e merr pas analizimit të përmbajtjes se atij dokumenti.
“Ligjin për Buxhetin qoftë miratimin e tij në fillim të vitit apo rishikimin e tij që zakonisht ndodhë në gjashtë mujorin e dytë, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur ta votoj pro ose kundër pasi e ka analizuar atë me hollësi. Ligji në fuqi për buxhetin të cilin ne e kemi votuar kundër, nuk garanton ulje të varfërisë apo të papunësisë. Një e treta e gjithë buxhetit për investime kapitale ka shkuar në ndërtim të autostradës dhe rrugëve, përderisa shumë pak është investuar në projekte zhvillimore”, tha Pantina.
Njëjtë mendojnë edhe nga LDK-ja, partia e dytë në opozitë. Deputetja e kësaj partie Hykmete Bajrami ka thënë për KosovaPress se nuk e di se çfarë do të vendosin pasi që ende nuk e kanë marrë dokumentin në mënyrë që të marrin vendim pro apo kundër.
Ajo thotë se pritjet për Qeverinë Haradinaj janë negative pasi sipas saj një Qeveri me 5 zëvendëskryeministra është vështirë të sillet një rishikim pozitiv i buxhetit.
“Tani krejt varet se çfarë lloj rishikimi do të sjellin. Mirëpo ne do të jemi gardian të taksave të qytetarëve respektivisht të buxhetit të Kosovës. Gjithmonë duke e ritheksuar opozitarizmin tonë. Në fakt nuk mund të vendosim sepse duhet të shohim se cili është dokumenti. Pritjet për këtë Qeveri janë shumë negative . Për shkak se kemi 6 kryeministra . Duke e marr parasysh që e kemi Zotin Haradinaj kryeministër dhe 5 zëvendës kryeministra të tij. Ne nuk e dimë se çfarë do të bëjnë zëvendësit e tij vetëm se do të luajnë rolin e kryeministrave për ministrat e partive të tyre respektove. Kështu që dyshojmë që do të sjellët një rishikim në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Kjo është arsye pse i kemi paragjykimet negative. Në fakt ne jemi për votim ose jo të rishikimit të buxhetit nuk e kemi marrë sepse duhet ti shohim materialet. Sepse duhet ta argumentojmë “, tha Bajrami.
Bajrami ka rikujtuar se në vitin 2014 kur LDK-ja e ka marrë ministrin e Financave nga PDK-ja, e ka marrë buxhetin në shumë prej 100 milionë euro, ndërsa tash sipas saj në këtë mandat po i dorëzohet ministrit të PDK-së Bedri Hamza buxheti me bilanc bankar prej 467 milionë euro.
Ndryshe projektligji për Buxhetin të premten e ardhshme do të dorëzohet në Qeveri për votim.