“Buxheti i Kosovës çdo vit humb rreth 50 milionë milion euro, pasi mbi 150 mijë punëtorë në sektorin privat punojnë pa kontrata”.
Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi. Derisa i ka ofruar bashkëpunim, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj që të marrë parasysh këtë fakt, dhe të fillojë ndryshimin e gjendjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesë tjetër e sindikalistëve ishte krijimi i një gjykate të veçantë që merret me kontestet mes punëtorëve dhe punëdhënësve.
Ankesë tjetër e sektorit privat është edhe siguria në punë, në mungesë të së cilës shumë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës. Gjithë këto komente, Azemi i ka bërë në një konferencë të përbashkët me punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, ku u dha lajmi për përfundimin e grevës së këtyre të fundit për shkak të vonesave për paga.
Kryesindikalisti tha se të pakta janë rastet sikurse kjo kur, grevat arrijnë sukses.
