Ish-ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, thotë se ai nuk ka qenë i ndërlidhur asnjëherë me ndonjë dokument që mund të ketë lidhje me çështjen e demarkacionit.
Në një bisedë për Koha.net, Agani ka dhënë mendimin e tij për deklaratat e deputetit të PDK-së Shaip Muja që kishte thënë se nga Arkivi i Shtetit po mungon dokumenti, nga një studim i kohës së Jugosllavisë për ujërat, ku përfshihej edhe Bjelluha në kufi me Malin e Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuja në Interaktiv të KTV-së kishte bërë të ditur se në Komisionin për Bujqësi kishte kërkuar sqarime nga ministri aktual Ferat Shala lidhur me dokumentin që po mungon dhe se e kishte pyetur se “mos ky dokument ishte marrë nga ish-ministri Agani”.
“Gjatë mandatit tim si ministër i MMPH-së, në asnjë aspekt nuk kam qenë i ndërlidhur me ndonjë dokument që ka të bëjë me çështje të demarkacionit sepse kjo çështje kryekëput ka qenë nën kompetencën e komisionit përkatës qeveritar për këtë çështje, aq më pak me dokumentin që i referohet deputeti Muja. Sipas informatave që kam marrë, kjo çështje do të sqarohet në komunikimin e drejtpërdrejtë të MMPH-së dhe deputetit”, ka thënë ai për Koha.net.