Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Basha pret Pacollin, mbështesim bashkimin doganor Shqipëri-Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behghet Pacolli, transmeton mapo. Siç thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e PD, takimi u zhvillua në një frymë vëllazërore dhe u diskutuan çështje të interesit të përbashkët.

Basha uroi Pacollin për detyrën dhe e siguroi se Partia Demokratike do të jetë në mbështetje dhe në bashkëpunim të plotë me qeverinë e re të Kosovës dhe i uroi sukses në përballimin e sfidave të shumta në interes të Kosovës dhe popullit të saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Basha bëri një panoramë të zhvillimeve politike në Shqipëri, ku vuri theksin te nevoja jetike për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të vendit, ku me rëndësi kyçe janë zgjedhjet e lira e të ndershme. Basha theksoi se për Partinë Demokratike, integrimi europian dhe interesi kombëtar do të jenë shtyllat kryesore të çdo qëndrimi të PD-së.

Kreu i PD theksoi se mbështet dhe nxit integrim sa më të thellë mes Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë kuadër përshëndet vullnetin për bashkim doganor, por theksoi se kjo bëhet me një angazhim të thellë e të plotë dhe josipërfaqësor.

Basha theksoi gjithashtu se Partia Demokratike do të mbështesë me çdo kapacitet diplomacinë e Kosovës me sfidat e saj ndërkombëtare të antarësimit në organizmat ndërkombëtarë.