Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Vazhdon bashkëpunimi i mirë Kosovë – Turqi”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur, sot, në një takim njoftues ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç.

Temë kyce e këtij takimi mes ministrit Hasani dhe ambasadores Kilic ka qenë krijimi i një klime sa më të përshtatshme për investitorët, e në veçanti investitorët turq, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Hasani dhe ambasadorja Kiliç kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë, marrëveshjen e tregëtisë së lirë dhe atë të turizmit.

Ministri Hasani e ka garantuar ambasadoren se MTI-ja do t’i bëjë të gjitha përpjektjet që të krijohet një ambient sa më i mrië i të bërit biznes mes dy shteteve.

Ambasadorja Kiliç nga ana e saj ka shfaqur përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.