Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca mbështet Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, shprehu edhe njëherë gatishmërinë e shtetit francez për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat e saj me theks të veçantë në rrugën e saj drejt BE-së.

Ambasadori Chabert me këtë rast e uroi zëvendëskryeministrin Limaj për formimin e Qeverisë dhe marrjen e detyrës me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Limaj falënderoi ambasadorin Chabert për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit francez.

Limaj dhe ambasadori Chabert u pajtuan se ka shumë mundësi të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat.