Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka dekretuar kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Pecin, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net.
Peci u zgjodh në këtë post me shumicë të votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në mbledhjen e datës 9 gusht 2017, ndërsa u dekretua në bazë të propozimit të KGJK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar.
Në betimin solemn para presidentit Thaçi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, është zotuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të ushtrojë funksionin e kryetarit me nder, përgjegjësi dhe paanshmëri, duke respektuar ligjet dhe etikën profesionale.
Thaçi e uroi kryetarin e Gjykatës Supreme për detyrën e re dhe i ofroi atij përkrahje institucionale.