Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kanadaja e interesuar për mundësitë e investimeve në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci,Daniel Maksymiuk.

Pacolli e falënderoi ambasadorin Maksymiuk për përkrahjen e vazhdueshme që Kanadaja po i ofron shtetit të Kosovës. Me këtë rast, ai falënderoi posaçërisht përkrahjen e qeverisë kanadeze në procesin e integrimeve euro-atlantike për vendin tonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim është diskutuar edhe për investimet kanadeze në Kosovë për të cilat ambasadori Maksymiuk theksoi se kompani të shumta nga shteti i tij, janë të interesuara për mundësitë e investimeve në Kosovë në sektorin minerar me qëllim të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.