Ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj hapi sot takimin koordinues me institucionet e Kosovës për planifikimin e IPA-së për periudhën 2018-2020, në vlerë prej afro 250 milionë euro, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.
Me këtë rast, Ahmetaj theksoi se pikënisja jonë për programimin shumëvjeçar IPA 2018-2020 do të jetë korniza e konsoliduar planifikuese e Qeverisë, e bazuar në prioritetet që dalin nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim, Programi për Reforma Ekonomike, Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe strategjitë sektoriale. MIE do të siguroj gjatë muajve në vijim që asistenca gjeneroze që është ofruar nga BE-ja të përmbush dy objektiva kryesore: (1) zbatimin e obligimeve në kuadër të MSA-së; dhe (2) përmirësimin e mirëqenies ekonomike dhe sociale të qytetarëve.“
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas saj, sektorët që përfshihen në IPA për këtë periudhë programuese do të jenë:
-Sundimi i ligjit;
-Bujqësia;
-Energjia;
-Konkurrueshmëria dhe inovacioni;
-Edukimi, punësimi dhe politikat sociale; dhe
-Mjedisi.
Ajo saktësoi se vlera e fondeve të BE-së për tërë periudhën 2014 - 2020 për Kosovën kapë vlerën prej 645 milionë euro, dhe tashmë është kryer programimi i IPA 2014, 2015 dhe 2016, ndërsa është në finalizim edhe IPA 2017