Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim shefen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Alexandra Papadopoulou, njofton kumtesa presidenciale, transmeton koha.net.
Thaçi u shpreh se e çmon bashkëpunimin e mirë me EULEX-in.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefja e EULEX-it, Papadopoulou, tha se është e kënaqur me bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe vuri theksin te ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve vendase që t’u barten përgjegjësitë.
Thaçi ka thënë se përkrahja ndërkombëtare është e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e infrastrukturës ligjore që forcon sundimin e së drejtës dhe barazinë në Kosovë.