Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gra e vajza të Hades protestuan kundër varfërisë e izolimit

Gratë dhe vajzat e fshatit Hade kanë protestuar para përfaqësisë së Bankës Botërore në Kosovë ndaj dështimit të Institucioneve të Kosovës dhe Bankës Botërore për 13 vite me radhë, për të realizuar një zhvendosje me dinjitet dhe me të gjitha standardet e hartuara prej vetë Bankës Botërore dhe të miratuara prej Qeverisë së Kosovës, njofton kumtesa nga Forumi i Iniciativës Qytetare, FIQ, transmeton koha.net.

Protestueset kishin këto kërkesa:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

1.Boll me qymyr!

2.Mjaft me 13 vite izolim dhe varfëri të skajshme!

3. Kërkojmë dislokim të menjëhershëm!

"Ka më shumë se 10 vite që jemi të izoluar në fshat,nuk na bëhet asnjë zgjidhje as për vendbanim të ri, as nuk na lejohet me ndërtu në tokat tona e ne jetojmë,-mbijetojmë pa ujë, pa punë, pa tokë, në varfëri", ka thënë Vlora, banore e Hades.

Ndërkaq Enduena duke përshkruar kushtet e vështira në të cilat zhvillohet mësimi në fshatin e saj ka thënë -” Unë jam në klasën e katërt e në klasën time ka edhe nxënës të klasës së parë për të cilët zhvillohet mësimi në të njëjtën kohë”.

Drejtoresha e FIQ-it, Dajana Berisha ka thënë se Fshati i Hades është lënë në mjerim të plotë pasi që nuk u lejohet as me ndërtu e as me mendu me u zhvendosë prej pjesës së mbetur të Hades.