Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, dhe drejtuesi i Komitetit për Politika financiare, Besnik Bislimi, kanë takuar të enjten Ambasadorin e Kanadasë për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Themelimi i institucioneve qendrore, gjendja politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe përgatitjet e Lëvizjes Vetëvendosje rreth zgjedhjeve lokale të 22 tetorit ishin tema qendrore bashkëbisedimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori Maksymiuk shprehu interesimin dhe gatishmërinë e autoriteteve shtetërore kanadeze për të bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje, si subjektin kryesor opozitar në Republikën e Kosovës.
Duke i paraqitur prioritetet e tyre programore, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ngritën nevojën e zhvillimit dhe revitalizimit të industrive, veçmas ato minerare dhe bujqësore.