Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosje Aida Dërguti dhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, takuan sot në zyrat e BE-së në Kosovë, Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në EEAS, Angelina Eicchorst.
Sipas njoftimit zyrtar të VV-së, thuhet se në takim u diskutua situata politike në vend, puna e mëtutjeshme e Parlamentit të Kosovës dhe mbi hapat e Kosovë në lidhje me agjendën evropiane, si dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me theks të veçantë u diskutua mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe zbatimin e saj. Nga Eicchorst u theksua nevoja e Kosovës për avancim më të shpejtë në proceset evropiane. Kurse, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje ngritën shqetësimet e tyre për logjikën qeverisëse të kësaj qeverie e cila po vazhdon hapave të njëjtë me ato të mëparshmet: qeverisje pa program zhvillimor e pa strategji shtetndërtuese, duke vazhduar avazin e vjetër të prioriteteve të caktuara nga agjenda e Serbisë”, thuhet në njoftimin për media.
“Po ashtu kundërshtuan rritjen e ndikimit politik të Serbisë përmes Listës Serbe, dhe tash thellimin e bashkëpunimit të kësaj Liste me partinë e Putinit. Nga të dyja palët u konstatua nevoja për takime të tjera dhe komunikim të vazhdueshëm”, thuhet më tej në njoftim.