Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pretendimet e Haradinajt se pas 14 muajsh rindezi eskavtorët e KEK-ut dalin të pasakta

Është arritur marrëveshja me banorët e fshatit Shipitullë të Obiliqit për shpronësimin e pronave.

Kryeministri Ramush Haradinaj, të mërkurën mbrëma, ka vizituar mihjen sipërfaqësore në këtë fshat, për të parë nga afër rifillimin e punës së ekskavatorëve të KEK-ut, të cilët punën e tyre e kishin ndërprerë para 14 muajsh, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Falë marrëveshjes, sipas drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka, Kosova ka shpëtuar nga një katastrofë.

E Haradinaj ka njoftuar se vendimet për shpronësim dhe atë për punësimin e një familjari të këtyre familjeve do t’i dërgojë të premten në Qeveri.

Ndërsa ka shtuar se modeli i kompensimit për këta banorë do të jetë i njëjtë me atë të lagjes Shala të Hades.

Por procesi i zhvendosjes në Hade ishte cilësuar si i dështuar në Raportin Hetues të Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore, i publikuar në fund të vitit të kaluar.

Në raport thuhej se banorëve u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme gjatë zhvendosjes, për t’u hapur rrugë mihjeve për termocentralin e propozuar “Kosova e Re”.