Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja mbështet versionin aktual të kufirit Kosovë – Mali i Zi

Bashkimi Evropian mbështet versionin aktual të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Rikonfirmimin e këtij qëndrimi e ka bërë në Prishtinë drejtoresha për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimeve me liderët e shtetit, Eichhorst tha se këtë ia ka bërë të qartë edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, derisa ky i fundit nuk është prononcuar për media.

Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Eichhorst ka kërkuar përmbushjen e kritereve, luftimin e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Eichhorst, gjatë vizitës në Kosovë, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. As pas këtij takimi, kryeparlamentari Veseli nuk është deklaruar për media.

Zyrtarja e BE-së është takuar edhe me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, dhe me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.