Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, në Shqipëri, duke e takuar fillimisht homologun e tij shqiptar, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në një konferencë të përbashkët për media, Pacolli veç ri-konfirmimit të bashkëpunimit të fuqishëm në mes të dyja vendeve dhe bashkërendimit të të gjitha aktiviteteve në politikën e jashtme është zotuar për vazhdimin e hapjes së Misioneve të përbashkëta diplomatike në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne sot biseduam gjithashtu që sa më shpejtë të vazhdojmë me traditën e hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike në mënyrë që të rrisim efikasitetin, përgjegjësinë dhe të ulim shpenzimet”, ka thënë Pacolli.
Nga ana e tij, Bushati ka ri-konfirmuar mbështetjen e fuqishme dhe të pa ekuivokë të diplomacisë së shtetit shqiptar ndaj të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ka përmendur edhe angazhimin e mëhershëm të Zëvendës-Kryeministrit Pacolli, sidomos në rastin e përpjekjeve diplomatike për anëtarësim në UNESCO, duke nënvizuar se Pacolli ka bërë shpeshherë më shumë se diplomacitë e Tiranës dhe Prishtinës.
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare Pacolli pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministrin, Edi Rama.