Hamëz Berisha, Drejtor i përgjithshëm i Spitalit në Mitrovicë, në një intervistë në KTV, ka folur për helmimet e nxënësve në Mitrovicë.
Ai ka thënë se sot deri në orën 16:30 janë lajmëruar 53 raste të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha shtoi se prej tyre janë 29 raste që janë lajmëruar në Qendrën Klinike Universitare, në atë Infektive, ndërsa gjithsej 58 raste kanë kërkuar ndihmë në emergjencë. .
Berisha ka thënë se nxënësit janë helmuar nga i njëjti vend, por se organet kompetente janë duke hetuar rastin.
Tutje, Berisha ka thënë se janë në mungesë të infektologëve, e kjo po ua vështirëson punët.
Fëmijët që kanë kërkuar tretman gjatë ditës së djeshme kanë pasur simptoma si plogështi, vjellje e dhembje barku ndërsa sot kokëdhembje e dhembje barku.
Berisha ka bërë thirrje tek të gjithë ata që kanë dhimbje barku e plogështi, t’i drejtohen vizitave tek mjekët, pasi sipas tij, është shumë e nevojshme, ndërsa ka shtuar se të gjithë ata që kanë kërkuar tretman mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë.