Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Liberalizimi i vizave krijon mundësi të reja për të rinjtë

“Përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës është i një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mundësi të reja për të gjithë qytetarët e vendit, sidomos për të rinjtë”, ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministrit i Jashtëm Behgjet Pacolli sot gjatë takimit me Drejtoreshën e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst.

Në vijim këtij takimi me Zyrtaren e Lartë të BE-së, Pacolli ka shprehur zotimin dhe përkushtimin e Institucioneve të vendit për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve të mbetura në lidhje liberalizimin e vizave, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim është diskutuar mbi zhvillimet e gjithëmbarshme politike si në nivelin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm dhe në veçanti në lidhje me raportet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

Përkitazi me këtë është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Pacolli ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ecur drejt integrimeve euro-atlantike, duke shpresuar në vazhdimin e përkrahjes nga ana e Bashkimit Evropian.

“Agjenda jonë mbetet e palëkundur drejt integrimeve evropiane. Megjithëkëtë, liberalizimi i vizave mbetet një problem real. Vetëm përmes lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës do të jetë shans të përmirësim të imazhit të vendit dhe hapjes së perspektivës dhe mundësive të reja”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.