Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj inspektoi sot punimet në Autostradën “Arbër Xhaferi“. Me këtë rast Lekaj me zhvillimin e punimeve në këtë autostradë u njoftua nga zyrtarët e kompanisë “Bechtel & Enka“.
Pas këtij inspektimi, Lekaj në një prononcim për media tha:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më lejoni të ju falënderoj për këtë vizitë të këtij inspektimi, në një rrugë që lidh korridore, në një autostradë që ka një gjatësi prej 62 kilometrash. E kam nderin e posaçëm si ministër i Infrastrukturës, që inspektimin e parë rrugor ta bëjë në këtë autostradë, e cila e lidhë korridorin e tetë. Më bëri përshtypje standardi i punimeve dhe siguria e punëtorëve, për këtë periudhë kohore që kanë punuar 1600 punëtorë, nuk ka ndodhur asnjë aksident. Është duke u zhvilluar një standard i lartë i punimeve dhe duhet vlerësuar. Ne pamë nga afër zhvillimet e kësaj autostrade dhe mund të them se edhe pse ka pasur prolongime, jo me fajin e kozorciumit „ Bechtel & Enka“, por me atë që ne kemi pasur ngecje në Qeveri. Mund të them lirisht që segmenti i dytë do të përfundojë më 31 dhjetor në fund të këtij viti”.
Lekaj ka shtuar se punimet e segmentit të tretë që fillojnë nga fshati Doganaj deri në Han të Elezit,do të përfundojnë në fund të vitit 2018.
“Inspektimi i sotëm i këtyre punimeve ka një domethënie, që t’u themi qytetarëve se nga këtu fillon qeverisja e mirë, do të kërkojmë edhe llogaridhënie dhe nuk do të lejojmë kompanitë t’i prolongojnë punimet dhe të zgjasin me vite të tëra, sikur që ka ndodhur deri më sot. Sikur që ne i kryejmë obligimet ndaj kompanive po ashtu nga kompanitë do të kërkojmë llogaridhënie”, ka shtuar ai.
Lekaj ka thënë se nuk do të ketë vonesa për përfundimin e punimeve dhe se e kanë përkrahjen e kryeministrit, të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, për këtë projekt dhe në projektet tjera që kanë një domethënie të madhe për shtetin e Kosovës.