Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq përmend 50 mijë ”serbët e Prishtinës”

Shefi i diplomacisë serbe vica Daçiq ka thënë se Serbia gjithmonë duhet ta përkujtojë, siç ka potencuar ai, faktin , në të gjitha tubimet ndërkombëtare nëse ata (kroatët dhe shqiptarët e Kosovës) thonë se “se serbët kanë bërë gjenocid” dhe sidomos nëse përmendin shifra, transmeton Koha.net.

Po, ka shtuar ai, shifrat për gjenocid janë tragjike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, sipas tij, shifrat janë tragjike për serbët.

“Dikur në Kroaci kanë jetuar 500 mijë serbë e tash atje janë shumë më pak. Në Zagreb kanë qenë 50 mijë serbë. Ngjashëm ka qenë edhe Prishtina.

Daçiq ka shtuar se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare hidhërohen vazhdimisht kur dëgjojnë këto shifra, por sipas tij fjala është për fakte.

Shefi i diplomacisë serbe ka përmendur edhe dialogut e brendshëm për Kosovën: “Vuçiq ka qenë i qartë – dialog i brendshëm. E ata mendojnë se duhet ta njohim menjëherë pavarësinë e Kosovës. Vetëm këtë e kërkojnë nga ne”.