Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Në njoftimin për media nga ky takim, bëhet e ditur se me këtë rast ministri e njoftoi ambasadorin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Theksohet po ashtu se ai është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, në përmirësimin e situatës së përgjithshme, sa i përket zbatimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.
Ambasadori Ruairi O’Connell e uroi për detyrën e re ministrin Sedaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit.