Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) shpall thirrjen për ndarjen e çmimeve të mirënjohjes për Filantropi në Kosovë. Tanimë një ngjarje tradicionale, e organizuar për të nëntin vit me radhë, FIDES simbolizon mirënjohje publike për kompanitë dhe individët nga Kosova dhe diaspora të cilët në mënyrë sistematike dhe me ndjeshmëri ndaj ambientit, kulturës dhe vlerave tradicionale kanë mbështetur aktivitete dhe projekte të interesit të përbashkët.
Krahas çmimeve tradicionale këtë vit FIDES-it i shtohen edhe tri çmime speciale: Çmimi FIDES për Fuqizimin e Gruas, Çmimi për Mbrojtje të Ambientit, dhe Çmimi për “Liderët e Rinj”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThirrja për aplikim është e hapur deri më 31 tetor 2017. Kompanitë, individët, organizatat e shoqërisë civile që marrin pjesë në thirrje, mund të aplikojnë vetë ose të nominohen nga të tjerët. Ndërkaq që aktivitetet e emëruara duhet të jenë të zbatuar në vitin 2017.
Vendimi për zgjedhjen e fituesit të çmimit FIDES do të bëhet nga një juri e pavarur në përputhje me kriteret e përcaktuara.
Fituesit e çmimit do të shpallen gjatë ceremonisë së FIDES më 29 Nëntor 2017.