Prishtinë, 14 shtator – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në vazhdën e takimeve njoftuese priti sot drejtorin e GIZ për Kosovë, z. James Macbeth Forbes.
Në takim u diskutua për projektet që Qeveria gjermane nëpërmjet GIZ ka realizuar në Kosovë, respektivisht në mbështetje të procesit te integrimit evropian. Me këtë rast u diskutua zbatimi i projekteve të gjertanishme dhe u konfirmua se efekti i tyre është shumë evident për t’i kontribuar implementimit të objektivave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja Hoxha e falënderoi z. Forbes për bashkëpunimin e gjertanishëm dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar GIZ-i për të mbështetur procesin e integrimit Evropian. Më saktësisht, forcimin e institucioneve nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe strukturave administrative për të avancuar sa më shumë me implementimin e kritereve kyçe.
Forbes gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin dhe efikasitetin e dëshmuar nga Ministria e Integrimit Evropian dhe institucionet e linjës në menaxhimin dhe realizimin e projekteve të deritanishme me GIZ-in Gjerman.
Ministrja Hoxha njëkohësisht potencoi rëndësinë që ka edhe implementimi i fazës së tretë të projektit Mbështetje për procesin e integrimit europian në Kosovë - Faza III (2017 – 2020), i cili do të nënshkruhet sot, pasi që ky do të jetë një motor shtytës në mbështetje të prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimit të vendit.